Ndërlidhjet

LUXEMBOURG


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë shprehur të zhgënjyer sot për keqësimin e situatës politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ministrat e jashtëm të BE-së thanë se Maqedonia nuk duhet të presë ndihma pa gjetur më parë një zgjidhje substanciale për krizën në vend.
“Do dëshironim t’i mbështesnim masat e mirëbesimit por është e vështirë të sigurohet besimi i njerëzve kur paratë po shpenzohen në bomba dhe raketa”- u shpreh komisioneri për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Chris Patten. Ndërsa Anna Lindh, ministre e jashtme e Suedisë dhe kryesuese e rradhës e Bashkimit Evropian ka thënë se përkundër asaj që pritej, në Maqedoni ka pasur një keqësim serioz të situatës.
“Ne po dërgojmë një mesazh të qartë politik; të vendoset ndalim-zjarri dhe të tregohet vetëpërmbajtje ushtarake “ – ka nënvizuar Lindh.
XS
SM
MD
LG