Ndërlidhjet

STRASBUR


Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës ka kërkuar nga qeveria e Maqedonis që të ndërmarrë të gjitha masat për zgjidhjen e krizës në vend, duke përfshirë edhe ndryshime në kushtetutë dhe që përdorimi i forcës të jetë i kufizuar. Në rezolutën e miratuar njëzërit në mbledhjen urgjente nga të gjitha partitë e qeverisë së koalicionit të Maqedonisë kërkohet që, pa e shtyrë mëtej, të merren vesh për zgjidhjen politike të krizës në vend dhe bëhet thirrje për ndërprerjen e armiqësive që atje të mund të vendoseshin forcat e kryesuara nga NATO.
XS
SM
MD
LG