Ndërlidhjet

LONDËR


Vendimin e qeverisë serbe për dorëzimin e Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, “Amnesty International” e ka vlerësuar si një hap që i jep fund paprekshmërisë që gëzuan shumë gjatë figurat e larta politike jugosllave të akuzuara, të jenë përgjegjës për shkelje masive të ligjit ndërkombëtar. “Amnesty International” u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që të arrestojnë të gjithë të akuzuarit publikisht apo në mënyrë sekrete, të cilët aktualisht gjenden në Jugosllavi, duke thënë se edhe shtetet tjera kanë obligime të ngjashme.
PRISHTINË
Kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Hans Haekkerup, ka përshëndetur ekstradimin e Millosheviqit në Gjykatën e Hagës si një një hap tejet të rëndësishëm, duke theksuar se shqiptarët duhet të gëzohen nga fakti se drejtësia vihet në vend.
“Për më shumë se një decenje aktet e tmerrshme të Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij kanë shkaktuar vuajtje të mëdha në këtë rajon”, ka thënë Hakerup.
XS
SM
MD
LG