Ndërlidhjet

SHKUP/TETOVË


Në pjesën veriore të Maqedonise, në orët e paraditës ishte qetë, përkunder përleshjeve të natës së kaluar, me ç’rast një ushtar ka humbur jetën, thonë burimet e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtyre burimeve ushtari është vrarë gjatë një sulmi me minahedhës nga kryengritësit shqiptarë mbrëmë në Tetovë. Dy ushtarë të tjerë raportohet të jenë lënduar në një sulm tjeter me predha në rajonin e Radushës, në veriperëndim të Shkupit, ka thënë zëdhënësi i Armatës maqedonase Bllagoja Markovski, për të shtuar se forcat qeveritare janë përgjigjur me helikopterë kundër guerrilëve shqiptarë. Ndërkohë, zëdhënësi i UÇK-së, agjencisë së lajmeve Reuters i ka thënë se ata kanë përparuar pas bombardimeve qeveritare gjatë ditëve të fundit. “Ne kemi qenë të detyruar të zgjerojmë territorin tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë në të gjitha drejtimet në Maqedoni”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i guerrilës shqiptare Dren Korabi.
XS
SM
MD
LG