Ndërlidhjet

MADRID


Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais” ka kritikuar NATO-n duke thënë se Aleanca nuk ka bërë aq sa duhet për arrestimin e të akuzuarve për krime lufte. Kryeprokurorja ka përmendur rastin e Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, të cilët ndodhen akoma të lirë, ndonëse janë ne mesin e të akuzuarve më të kërkuar të Tribunalit.
Del Ponte ka thënë se forcat e NATO-s në Bosnjë dhe gjetiu në ish Jugosllavi bëjnë arrestime vetëm atëherë kur këto operacione paraqesin rrezik të vogël për to.
XS
SM
MD
LG