Ndërlidhjet

BERLIN


Gjermania duhet të pranojë 50 mijë imigrantë në vit, apo të ballafaqohet me mungesë të fuqisë punuese si pasojë e plakjes së popullsisë së saj për shkak të natalitetit të ulët, thuhet në një raport të Komisionit qeveritar për imigrim. Ish-kryetarja e Parlamentit, Rita Suessmuth ka thënë se emigrantët e rinj do të zgjidhen sipas një sistemi poenësh që do të ketë për bazë moshën dhe aftësitë. Ministri i Brendshëm, Otto Schily ka thënë se ky raport do të jetë bazë e ligjeve të reja për imigrantët.
XS
SM
MD
LG