Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri izraelit Ariel Sharon i dha fund vizitës dy ditëshe evropiane me një konferencë për shtyp në Paris, në të cilën deklaroi diferencat mes tij dhe kryeministrit të Francës, Lionel Jospin, sa i takon politikës në Lindjen e Mesme. Por Sharon sqaroi se në takimin me homologun e tij francez, ka mundur të arrijë një nivel të pranueshëm “të kuptuari”, sic u shpreh ai, rreth pozicioneve respektive. Në një takim me përfaqësues të komunitetit hebre në Francë, Sharon përligji veprimet e qeverisë izraelite duke i cilësuar ato si “aksione në mbrojtje të interesave dhe sigurisë së Izraelit dhe shtetasve të tij” ndërkohë që zyrtarët e lartë evropianë e kanë nxitur atë të bashkëpunojë me udhëheqësin palestinez Jasser Arafat për arkivimin e paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG