Ndërlidhjet

BERLIN


“Gjermania nuk mund të qëndrojë mënjanë” – ka qenë kjo deklarata e ministrit të jashtëm të Gjermanisë Joschka Fischer, në seancën e sotme të parlamentit gjerman, e parë si një argument më tepër në favor të inkuadrimit të trupave gjermane, në një operacion të NATO-s për grumbullimin e armëve në Maqedoni. Të njëjtin qëndrim ka artikuluar edhe ministri i mbrojtjes, Rudolf Scharping, i cili para Bundenstagut gjerman, ka parashtruar mundësinë që forca gjermane të dalë si një njësi e përbashkët me trupat franceze dhe spanjolle.
XS
SM
MD
LG