Ndërlidhjet

TIRANË


Dy forcat kryesore politike, Partia Socialite dhe Bashkimi për Fitore i japin fund sot fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Sipas rezultateve paraprake të votimit të 24 qershorit, Socialistët në pushtet kanë fituar 30 vende kundrejt 17 të siguruara nga opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Votimet e së dielës do të vulosin edhe 53 zona zgjedhore ndërsa 40 postet e mbetura në parlament do të vendosen përmes proporcionalit. Rezultati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kontestuar në vazhdimësi nga opozita, e cila akuzon atë për manipulim të votës së lirë.
XS
SM
MD
LG