Ndërlidhjet

TIRANË


Raundi i dytë i votimeve për garën elektorale të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri ka përfunduar pak pas orës 18, ndërsa grindjet mes komisionerëve rivalë i kanë privuar mbi 80 mijë zgjedhës nga e drejta e ushtrimit të votës - raporton agjensia Asoshiejted Pres. Rezultatet e para pritet të publikohen nesër nga partitë kryesore politike, ndërsa ato zyrtare do të afishihen jo më herët se në fund të javës. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar mbrëmë nga OSBE, Bashkimi Evropian dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, ftohen të gjitha palët të veprojnë, sic thuhet, “me përgjegjësi dhe maturi”.
“Me rëndësi kapitale është që të gjitha palët të pranojnë rezultatin elektoral të njohur nga bashkësia ndërkombëtare”- theksohet në kumtesë.
Rezultatet e raundit të parë të votimeve njohin fitues socialistët në 33 zona zgjedhore, kundrejt 17 të Bashkimit për Fitore, lideri I të cilit edhe sot ka përsëritur akuzat për manipulim të votës së lirë dhe prani të shtuar të policisë. 40 vendet e mbetura në parlamentin vendor do të shpëndahen përmes sistemit proporcional.
XS
SM
MD
LG