Ndërlidhjet

SHKUP


Ndërsa fraksionet politike të koalicionit qeverisës në Maqedoni po përgatiten për negocijatat e së hënës me presidentin Boris Trajkovski, ministrja e jashtme Ilinka Mitreva ka bërë publike sot rezultatet e vizitës së saj në Bruksel. Mitreva ka deklaruar të ketë marrë siguritë e nevojshme nga Bashkimi Evropian se edhe ky organizëm do të ndjekë Shtetet e Bashkuara në politikën e vënies së sanksioneve mbi mjetet financiare dhe udhëtimet e përkrahësve të lëvizjes së armatosur shqiptare në Maqedoni. Ajo ka lajmëruar po ashtu se do të vizitojë më 11 të këtij muaji Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me sekretarin e Shtetit, zotin Kolin Pauell.
XS
SM
MD
LG