Ndërlidhjet

NJU JORK


Kombet e Bashkuara përqëndruan vëmendjen në përpjekjet për ndalimin e tregëtisë ilegale globale me armë të imta dhe të lehta duke i kushtuar kësajë problematike një sesion dyjavësh në të cilin marrin pjesë përfaqësuesit e 180 qeverive dhe shumë organizata joqeveritare. Tubimi pritet të miratojë një plan aksional për ndalimin e tregëtisë ilegale me këto llojë armësh, të cilat përfundojnë, rëndom, në zonat e luftës- kryesishtë në Afrikë. Vlerësohet se anembanë botës ndodhen në qarkullim 500 milionë armë të imëta dhe të lehta, gjysma e të cilave janë tregëtuar ilegalisht.
XS
SM
MD
LG