Ndërlidhjet

PRAGË


Kryesuesi i panelit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, Robert Watson ka deklaruar se po ndodhin ndryshime klimatike, të cilat nuk mund të shpjegohen vetëm me shkaqe natyrale. Vatson ka thënë se ndryshimet klimatike do godasin ashpër më të varfërit nga mesi i vendeve në zhvillim.
Watson i ka bërë këto vërejtje mbrëmë në konferencën për ngrohjen globale në Amsterdam, para se të mbahet konferenca e Bonit që do të përpiqet të shpëtojë Protokolin Kjoto, lidhur me ndryshimet klimatike.
XS
SM
MD
LG