Ndërlidhjet

MOSKË


Komandanti i ushtris ruse në Çeçeni, gjenerali Vladimir Moltenski ka pranuar se trupat e tij kanë bërë krime në shkallë të gjërë, siç i ka cilësuar, gjatë bastisjeve në fshatra çeçene gjatë javës së kaluar dhe është zotuar të spastrojë shpejt ankesat. Duke folur para oficerëve të lartë në bazën ushtarke në Kankala, gjenerali Moltenski ka thënë se janë bërë krime gjatë kontrollit të pasaportave në fshatrat çeçenë, Sernovodsk dhe Ashinovskaja. Ai nuk ka dhënë sqarime tjera, por ka thënë se krime janë bërë gjithashtu edhe gjatë operacioneve të ngjashme ushtarake në rajonet tjera të Çeçenisë.
XS
SM
MD
LG