Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja për Siguri Kombëtare e presidentit amerikan, ka konfirmuar në një prononcim të sotëm se George Bush, do të vizitojë trupat amerikane në kampin Bondsteel në Kosovë, në kuadër të udhëtimit të tij në Europë që nis të mërkurën e ardhshme. Condoleezza Rice tha se zoti Bush i ka kushtuar shumë vëmendje Ballkanit dhe se Amerika është angazhuar të ndihmojë rajonin me qëllim që ai të bëhet i lirë dhe paqësor e si i tillë, plotësisht pjesë e Europës.
XS
SM
MD
LG