Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Shërbimit Sekret të Shtëpisë së Bardhë, Jim Mackin ka pohuar për agjensinë Rojters, se alarmi për bombë që dyshohej të ishte vendosur në një makinë të parkuar pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, ka rezultuar fals. Zyrtarët e Sigurisë kanë urdhëruar evakuimin e gjysmës së ndërtesës, pasi kanë vërejtur reagimet e pazakonshme të një qeni të stërvitur për mjetet eksplozive. Të njëjtët zyrtarë kanë thënë se presidenti Bush dhe zëvendës-presidenti Dick Cheney, kanë vazhduar punën në zyrat e tyre, pasi ato ndodhen në krahun tjetër të ndërtesës.
XS
SM
MD
LG