Ndërlidhjet

Çështja e gjuhës shqipe - çështje e mospajtimeve të thella!


Gazeta “Washington Post” shkruan se çështja e gjuhës ka edhe karakter simbolik, ngase prek në thelb të konceptit të secilës palë lidhur me shtetin e Maqedonisë. Shqiptarët kanë ndjenjën se mungesa e shfrytëzimit të gjuhës së tyre mund ti shndërroj ata në qytetarë të dorës së dytë. Pjesëtarët e shumicës maqedonase besojnë se shfrytëzimi më i gjërë i gjuhës shqipe do ta dobësonte ndikimin e tyre dhe do të inkurajonte krijimin e një sistemi të ndarë politik.

Edhe pas nëntë ditësh të negociatave të ndërmjetësuara nga përfaqësues përëndimorë, ndërmjet liderëve etnikë shqiptarë dhe atyre maqedonas, ende mbetet një hendek i thellë i mospajtimeve lidhur me çështjen e pozitës së gjuhës shqipe në shtetin e Maqedonisë. Diplomatë përëndimorë kanë thënë se kjo gjë mund të pengoj arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse politike.

Të dy palët kanë bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes për shumë çështje në kuadër të një projekt-propozimi përëndimor për përfunimin e luftimeve pesëmujore sporadike. Çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, maqedonasit e shohin si kërcënim për unitetin e shtetit; shqiptarët këtë gjë e shohin si një të drejtë themelore politike.

Zyrtarë në Shkup dhe në Bruksel, shkruan mëtutje gazeta “Washington Post”, në numrin e saj të sotëm, kanë thënë se sekretari i përgjithshëm i Nato-s, George Robertson dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, të enjten do të vizitojnë Shkupin. Me këtë rast ata do të përpiqen për të avancuar procesin e bisedimeve.

Në projekt-propozimin përëndimor, thuhet se “gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase”, por në Kushtetutë, do të mund të bëhej plotësim, sipas të cilit “çdo gjuhë tjetër, që flitet nga së paku 20% e popullsisë, është poashtu gjuhë zyrtare”.

Një aneks i marrëveshjes së propozuar parasheh që “çdo gjuhë zyrtare mund të përdoret në Kuvend dhe të gjitha dokumentet e Kuvendit do të shtypeshin në gjuhët zyrtare”. Poashtu, parashihet që “ligjet do të publikoheshin në gjuhët zyrtare, ndërsa anëtarët e Qeverisë do të mund të përdornin çdo gjuhë zyrtare”.

Gazeta “Washington Post” mëtutje shkruan se çështja e gjuhës ka edhe karakter simbolik, ngase prek në thelb të konceptit të secilës palë lidhur me shtetin e Maqedonisë. Shqiptarët kanë ndjenjën se mungesa e shfrytëzimit të gjuhës së tyre mund ti shndërroj ata në qytetarë të dorës së dytë. Pjesëtarët e shumicës maqedonase besojnë se shfrytëzimi më i gjërë i gjuhës shqipe do ta dobësonte ndikimin e tyre dhe do të inkurajonte krijimin e një sistemi të ndarë politik.

Palët janë afër marrëveshjes lidhur me çështjet e tjera të reformave kushtetuese, siç janë, ngritja e shkallës së përfaqësimit të shqiptarëve në shërbimet publike, përfshirë këtu edhe policinë. Poashtu, në këtë aspekt, theksohet edhe çështja e ndarjes së pushtetit në nivelin lokal.

“Washingotn Posti’ pastaj shkruan se realizimi i një regjistrimi të popullsisë, nën mbikqyrjen ndërkombëtare, do të përcaktonte përqindjen e shqiptarëve në popullsinë e tërësishme të Maqedonisë. Sipas të dhënave ekzistuese zyrtare, shqiptarët përbëjnë 23% të popullsisë. Liderët shqiptarë thonë se afro 1/3 e popullsisë në Maqedoni janë shqiptarë.

Pajtimi i shqiptarëve, që departamentet lokale policore të kontrollohen nga autoritetet qendrore, sipas zyrtarëve përëndimor, është vlerësuar i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të shtetit. Në këtë aspekt, ata besojnë se shteti nuk mund të kërcënohet nga çfarëdo zgjërimi i të drejtave për gjuhë, përfundon artikulli i gazetës “Washington Post”.
XS
SM
MD
LG