Ndërlidhjet

ROMË


Ministrat e jashtëm të Grupit të Kontaktit për ish-Jugosllavinë kanë kompletuar bisedimet rreth gjendjes në Maqedoni, por sic bëhet e ditur, nuk është ofruar asnjë ide e re për zgjidhjen e krizës etnike atje. Perëndimi ka inkurajuar Shkupin që të vazhdojë reformat me karakter kushtetues dhe fashitjen e cdo mundësie konflikti të armatosur në vend. Por Moska ka akuzuar trupat e NATOs për punë jo të mjaftueshme në grumbullimin e armëve dhe ndërprerjen e linjave furnizuese, tezë kjo që nuk ka gjetur mbështetje nga pjesëmarrësit e tjerë të takimit. Nuk është publikuar ndonjë komunikatë zyrtare rreth tubimit, natyrën jo formale të të cilit, e theksoi edhe Sekretari amerikan I Shtetit, Colin Powell. Grupi i Kontaktit për ish-Jugosllavinë përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Rusinë.
XS
SM
MD
LG