Ndërlidhjet

PRISHTINE


Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës Agim Çeku, ka hedhur poshtë mundësinë e një takimi me kryeministrin e Serbisë, Zoran Djindjic. Sipas gjeneral Cekut, takimi me Djindjic është i papranueshëm, pasi sic thekson ai në një komunikatë për shtyp “ende nuk janë pjekur kushtet për takime dhe vizita të tilla".
Zoti Çeku është shprehur se me aprovimin e kryeadministratorit të Kosovës, Hans Hakerup, ai mund të takohet dhe të bisedoj vetëm për çështje që kanë të bëjnë me TMK-në, vendin dhe rolin e saj në zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë dhe rajon, me të gjithë ata zyrtarë të shteteve të tjera, të cilët janë sinqerisht të interesuar të ndihmojnë në zhvillimin dhe forcimin e TMK-së".
XS
SM
MD
LG