Ndërlidhjet

MOSKË


Pak ditë para takimit të tyre të dytë, Vladimir Putin ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, është mjaft i përgatitur në cështjet ndërkombëtare dhe një person i sinqertë. Në një konferencë të sotme për shtyp, presidenti rus tha se mendon që presidenti amerikan është një njeri i këndshëm dhe sic u shpreh ai, “mbase paksa sentimental”, kombinimi i tipareve të të cilit përbën një shenjë të mirë për marrëdhëniet e tyre personale. Pas takimit të parë në Slloveni, presidenti amerikan George Bush tha se ka gjetur tek homologu i tij rus, një njeri “me të cilin mund të ndajë mjaft vlera” dhe “të cilit ndjen se mund t’i besojë”.
XS
SM
MD
LG