Ndërlidhjet

LONDËR


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Gorge Bush u ka deklaruar reporterëve në Londër se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllen brenda kufijve të tyre dhe ka theksuar se ai do të vazhdojë të qëndroj pas asaj që mendon se është e drejtë.
Presidenti George Bush i është përgjigjur kritikave nga lideri i shumicës në Senatin amerikan, Tom Dashle të publikuara në shtypin e sotëm se planet për zhvillimin e mburojës raketore dhe refuzimi për të nënshkruar Protokolin e Kjotos, po e izolojnë vendin nga aleatët e tij.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ndodhet në Britani, në kuadrin e turneut evropian që përfshin edhe pjesmarrjen në samitin e liderëve të shtatë vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë që mbahet në Gjenovë të Italisë.
XS
SM
MD
LG