Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënkryetari i qevrisë serbe, Nebojsha Çoviq, i cili udhëhoqi delegacionin jugosllav në bisedimet e djeshme në selinë e Aleancës në Bruksel, ka deklaruar se NATO është i vendosur të mbështesë këthimin në etapa të serbëve që kanë braktiur Kosovën, por kërkon nga autoritetet e Beogradit të bind serbët që të dalin në zgjedhjet e nëntorit në Kosovë dhe që serbët e Mitrovicës të njohin e pranojnë pushtetin e KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Sipas burimeve të NATO-s, të gjithë ambasadorët e Këshillit të Aleancës i kanë përcjellë delegacionit jugosllav se partnerët Veriatlantik janë kundër ndarjeve dhe kantonizimit të Kosovës dhe se janë për respektimin e plotë të rrezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG