Ndërlidhjet

ROMË


Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë përfunduan konferencën dyditëshe përgatitore për samitin e nivelit me të lartë të këtij grupi, gjatë së cilës kanë diskutuar problemet e varfërisë në botë, konfliktin në Maqedoni dhe në Lindje të Afërt dhe epidemin e SIDË-s në Afrikë.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powel ka thënë se takimi dy orësh me shefin e diplomacisë ruse, Igor Ivanbov, anash konferencës ka qenë shumë i përzemërt, kurse Ivanov ka thënë se Rusia është e hapur ndaj një dialogu konstruktiv mbi mbrojtjen raketore.
Ministrat me një deklaratë mbështesin vendosjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në Lindje të Afërt për të ndihmuar në zbatimin e planit paqësor të ish senatorit amerikan, George Mitchel.
XS
SM
MD
LG