Ndërlidhjet

SHKUP/STOKHOLM


Ministria e jashtme e Suedisë, duke konfirmuar vdekjen e tre vëzhguesve, thotë se ëshë e paqartë nese shpërthimi i minës ka qenë një aksident apo sulm i qëllimtë kundër tyre.
Ministri maqedonas i mbrojtjes, Bllagoja Markovski ka thënë se dje në atë zonë ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Është e mundur që automjeti i tre vëzhguesve të ketë hasur në një minë të vendosur nga terroristët shqiptarë, ka thënë ministri.
Zëdhënësi i kryengritësve, Nazmi Beqiri ka thënë se ata nuk kanë kurrëfar informate që vëzhgues nga Bashkimi Evropian të kenë shkelur në minë në rajonin e kontrolluar prej tyre. Maqedonasit na akuzojnë gjith kohën, por çfardo mine qoftë është vendosur nga armata maqedonase, ka thënë ky zëdhënës.
XS
SM
MD
LG