Ndërlidhjet

SHKUP


Vazhdon të respektohet armë-pushimi në Maqedoni, ndërsa njoftohet se palët do tu rikthehen bisedimeve të hënën, me ndërmjetësimin e të dërguarve të Perëndimit, Leotard dhe Pardew. Pas një takimi në nivel ekspertësh që përfundoi mbrëmë, Xhevdet Nasufi nga Partia Demokratike Shqiptare, u shpreh se pala shqiptare nuk do të bëjë më kompromise pasi i ka bërë ato tashmë. Por zoti Nasufi theksoi se “pavarësisht që partia e tij nuk është plotësisht e kënaqur me atë që i është ofruar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, për hir të paqes dhe rregullit në vend, do të pranojnë të vazhdojnë bisedimet”. Jo entuziast është shprehur edhe Naser Zyberi nga Partia për Prosperitet Demokratik, i cili tha se ka shumë vërejtje për dokumentin kornizë, duke përmendur nenin 7 të tij. Siç mësohet është kontestuar ashpër nga pala maqedonase ajo pjesë e projektit, ku sugjerohet përdorimi i gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend.
XS
SM
MD
LG