Ndërlidhjet

GJENOVË


Jean Chretien, kryeministri i Kanadasë, vend i cili pret samitin e liderëve botërorë vitin e ardhshëm, ka thënë se planifikon të zvogëlojë përmasat e samitit të grupit të të tetëve, për të evituar protestat anti-globaliste. “Formati duhet të ndryshojë…duhet të përfaqësohemi me delegacione më të vogla” – është shprehur Chretien, dhe ka shtuar më tej se udhëheqësit botërorë janë të shqetësuar për mungesën e vëmendjes ndaj thelbit të samitit, që është zhvendosur tek protestat. Kryeministri kanadez ka lënë të kuptohet se një qendër e vogël turistike dhe jo më kryeqyteti Otava mund të jetë mikpritësi i samitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG