Ndërlidhjet

SHKUP


Kryengritësit shqiptarë dhe forcat qeveritare maqedonase kanë shkëmbyr zjarr në fshatrat mbi Tetovë, njofton ministria e Mbrojtjes, e cila akuzon kryengritësit të kenë shkelur armëpushimin.
Sipas zëdhënësit Marjan Gjurovski, kryengritësit kanë hapur zjarr nga Shipkovica dhe Gajre kundër pozicioneve të armatës jashë fshatit Lavce afër Tetovës, kurse forcat qeveritare janë përgjigjur në mënyre adekuate. Dy aeroplanë ushtarak të armatës maqedonase të tipit Suhoj kanë fluturuar ultas në rajonet ku zhvilloheshin luftime.
Burime perendimore kanë thënë se armata maqedonase është përgjigjur në mënyre joproporcionale ndaj disa breshërive zjarri që vinin nga pozicionet e kryengritësve.
Raportohet për dy të plagosur nga forcat qeveritare, kurse qetësia është vendosur nga ora 13.00 pasi zyrtarë ndërkombëtar kanë kërkuar nga të dy palët që të ndërpresin luftimet.
XS
SM
MD
LG