Ndërlidhjet

MADRID


Qeveria e Rajonit të Baskisë në Spanjë, e goditur nga dhuna separatiste 30 vjeçare, planifikonë të mbajë referendumin për pavarësi gjatë dy viteve të ardhshme.
Mediat e Madridit njoftojnë se presidenti i Baskisë, Juan Jose Ibarretxe, do të informojë mbretin dhe kryeministrin e Spanjës për këto plane gjatë takimit që do të ketë nesër me ta.
Sipas kushtetutës të Spanjës, për mbajtjen e referendumit nevojitet miratimi i qeverisë qendrore.
Partia Nacionaliste Baske, e cila fitoi zgjedhjet rajonale të muajit Maj, është kundër dhunës separatiste, por mbështet pavarsinë.
XS
SM
MD
LG