Ndërlidhjet

KAMPI BONDSTIL/KOSOVË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara ,George Bush u ka bër thirrje liderëve të sllavomaqedonasve dhe shqiptarve etnikë që të vazdojnë të punojnë mbi planin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për përfundimin e luftimeve ne Maqedoni.
Në një deklaratë të publikuar në Kampin Bondstil në Kosovë, George Bush, gjithashtu i ka bër thirrje armatës maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë që të ruajnë armëpushimin e 5 Korrikuit.
Presidenti ka theksuar se për herë të parë në histori të gjitha qeveritë e rajonit janë demokratike, të përkushtuara për bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe të predisponuara që ti bashkohen Evropës.
Sfida më e madhe sot është në Maqedoni, ku kryengritës të armatosur kërcënojnë paqën e stabilitetin. Disa këtu në Kosovë orvaten që të ndihmojnë kryengritësit. Të jemi i qartë: Shtetet e Bashkuara janë kundër të gjithë atyre që shfrytëzojnë apo mbështesin dhunën kundër dermokracisë dhe rendit ligjor, ka thënë George Bush.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje liderëve të zgjedhur me votën e lirë në Maqedoni që të bashkëpunojnë me të deleguarin e Bashkimit Evropian, Francois Leotard dhe ambasadorin James Pardew që të tejkalojnë diferencat e mbetura për arritjen e marrëveshjes që do të krijonte paqë në Maqedoni, në rrugën drejtë Evropës.
XS
SM
MD
LG