Ndërlidhjet

TETOVË


Zona e krizës rreth Tetovës ka qenë e qetë pas luftimeve të dy ditëve të fundit dhe të shtënave sporadike gjatë natës.
Autoritetet maqedonase njoftuan se gjatë luftimeve të djeshme rreth Tetovës dhe incidenteve tjera në Kumanovë dhe Mavrovë janë vrarë tre persona kurse 24 janë plagosur,në mesin e të cilëve së paku katër ushtarë dhe një policë ,kurse kryengritësit shqiptarë thonë se 9 civilë janë vrarë kurse 30 janë plagosur.
Qeveria ka akuzuar kryengritësit për fillimin e luftimeve të dy ditëve të fundit rreth Tetovës, por kryengritësit demantojnë akuzat, duke thekusar në një komunikatë se ata nuk kanë arsye për operacione ushtarake në kohën kur presin të nënshkruhet marrëveshje politike.
XS
SM
MD
LG