Ndërlidhjet

BEJRUT


Shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian,Javier Solana ka deklaruar se për Bashkësinë është e mirseardhur që vëzhgues ga Shtetet e Bashkuara të ndihmjnë në mbikëqyrjen e armëpushimit të brishtë midis Izraelit dhe palestinezve,nëse pajtohen të dyja palët.
Solana ,i cili ndodhet në një turne në Lindje të Afërt, i ka bërë këto komente mbrëmë në Bejrut pas bisedimeve me kryeministrin e Libanit,Emil Lahud.
Ai ka thënë se më e rëndësishmja është që të ketë një prani ndërkombëtere në terren dhe për Bashkimin Evropian nuk është me rëndësi se prej nga do të jenë vëzhguesit, por ka thënë se amerikanët janë të mirseardhur, nëse ata gëzojnë besimin e dy palëve.

HANOJ.
Sekretari amerikan i shtetit Colin Powel, në kuadrin e turneut disa vendeve Aziatike, arriti në Vietnam ku do të ketë bisedime me udheqjen më të lartë të vendit.
Pauell më parë kishte bisedime me kryeministrin e Japonisë,Juniçiro Koizumi, në Tokjo .Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të zvoglojnë si vëllimin ashtu edhe peshën e pranis së vetë ushtarake në Okinavë ,por nuk do të tërhiqen plotësisht nga ky ishull japonez.
Sekretari amerikan i shtetit do të vizitojë edhe Koren Jugore ,Kinën dhe Australinë dhe do të marrë pjesë në konferencën e ministrave nga vendet e Azisë Jug-lindore në Hanoj.
XS
SM
MD
LG