Ndërlidhjet

SHKUP


Gjendja gjatë ditës së sotme paraqitet relativisht më e qetë pas përleshjeve të djeshme në Tetovë dhe trazirave në kryeqytetin Shkup, ku qindra sllavo-maqedonas protestuan dhunshëm para selive të përfaqësive të huaja në Maqedoni. Burime spitalore raportojnë ndërkaq për dhjetra të plagosur e disa të vrarë në vend. Sipas njërit prej guerrilasve të njohur si komandant Iliri, të shtëna sporadike ka pasur edhe sot në fshatrat malore rreth Tetovës. “Nuk mund të lejojmë maqedonasit të bombardojnë civilët në qytet. Jemi këtu për të mbrojtur popullatën nëse forcat maqedonase vazhdojnë sulmet kundër tyre” – citohet të ketë thënë komandant Iliri. Deklarata pason një ultimatum që forcat qeveritare u kanë dhënë kryengritësve, përmes të cilit kërkohej, deri sot në mesditë, tërheqja e tyre prej pozicioneve të zëna rishtas. Zëdhënësi Antonio Milososki, ka thënë se qeveria maqedonase kërkon nga përfaqësuesit e NATO-s, Bashkimit Europian dhe OSBE-së, të japin një përgjigje të shpejtë dhe të qartë për pyetjen se kush është përgjegjës për thyerjen e armëpushimit. “Nëse ata nuk e bëjnë këtë, është e qartë se kanë dalë në mbështetje të atyre që sulmojnë demokracinë në Maqedoni” – ka deklaruar Milososki për agjensinë Rojters.
XS
SM
MD
LG