Ndërlidhjet

SHKUP


Të dërguarit ndërkombëtarë, Francois Leotard dhe James Pardew, po vazhdojnë misionin e tyre në Maqedoni. Sot, Pardew është takuar me Boris Trajkovskin, takim në të cilin, presidenti maqedonas ka kërkuar ndihmën e Perëndimit për kthimin e sigurtë të civilëve sllavo-maqedonas në fshatrat e tyre, afër Tetovës. Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Javier Solana, ka konfirmuar se bisedimet po vazhdojnë, kurse negocijatori shqiptar nga Partia e Prosperitetit Demokratik, Abdyladi Veseli, ka thënë se “nuk do të braktisim pozicionet tona” – bën të ditur agjensia AP.
XS
SM
MD
LG