Ndërlidhjet

KIEV


Kondoleezza Rice, këshilltarja e presidentit amerikan George Bush për Sigurinë Kombëtare, gjatë takimit me udhëheqësit ukrainas u ka thënë këtyre të fundit se integrimi i vendit në Europë, varet nga zhvillimi në mënyrë demokratike dhe të ndershme i zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për në fund të vitit. Zonja Rice dhe presidenti Leonid Kuchma, kanë konfirmuar vullnetin e dy vendeve për ruajtjen e raporteve të mira me Rusinë. Condoleezza Rice pas qëndrimit në Kiev u shpreh se ka marrë garancitë nga qeveria e Ukrainës se nuk do t’i shesë më armatime Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG