Ndërlidhjet

SHKUP


Gjendja gjatë ditës së sotme paraqitet relativisht më e qetë pas përleshjeve të djeshme në Tetovë dhe trazirave në kryeqytetin Shkup, ku qindra sllavo-maqedonas protestuan dhunshëm para selive të përfaqësive të huaja në Maqedoni. Burime spitalore raportojnë ndërkaq për dhjetra të plagosur e disa të vrarë në vend. Ndërkaq të dërguarit ndërkombëtarë, Leotard dhe Pardew, po vazhdojnë misionin e tyre në Maqedoni. Sot, i dërguari amerikan është takuar me Boris Trajkovskin. Presidenti maqedonas ka kërkuar ndihmën e Perëndimit për kthimin e sigurtë të civilëve sllavo-maqedonas në fshatrat e tyre, afër Tetovës. Burime diplomatike thanë se James Pardew ka mbështetur qëndrimin e Boris Trajkovskit kundër një zgjidhjeje ushtarake – bën të ditur agjensia Asoshiejted Pres.
XS
SM
MD
LG