Ndërlidhjet

SHKUP


Ministria e brendëshme e Maqedonisë ka thënë se ajo ka evidenca që i lejojnë asaj të ngrejë aktakuzë kundër 11 liderëve të kryengritësve shqiptarë, që do t’i ngarkonte ata me krime kundër njerëzimit ,ligjit ndërkombëtar dhe shtetit,duke përfshirë edhe liderin e tyre politik, Ali Ahmetin, thuhet në një kumtesë të kësaj ministrie.
Në sajë të provave të mbledhura nga ministria e brendëshme, të dyshuarit, liderë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së kanë krijuar, siç thuhet në komunikatë, këte bandë famkeqe terroriste me qëllim të federalizimit dhe shkëputjes së territorit të Maqedonisë.
Në komunikatë thuhet se prokurorët pritet të lëshojnë fletë arresti për 11 liderë të kryengritësve shqiptarë, por nuk përmenden akuza për terrorizëm apo Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për ish Jugosllavinë,që shtrin juridiksionin e tij edhe mbi Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG