Ndërlidhjet

UASHINGTON


Rreth 50 marinsa të Shteteve të Bashkuara janë dërguar në Maqedoni për të mbrojtur ambasadën e Shteteve të Bashkuara, pasi protestuesit e revoltuar sulmuan gjatë kësaj fundjave misionin e Shteteve të Bashkuara dhe ambasada të tjera Perëndimore.
Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se marinsat janë pjesë e një Ekipi të Shpejtë Antiterrorist me bazë në Itali.
Marinsat janë urdhëruar të shkojnë atje pas sulmit të djeshëm kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe ambasadave tjera në Shkup nga turma maqedonasish të revoltuar që protestonin kundër asaj që ata e shohin si anshmëri të NATO-s në konfliktin midis sllavo-maqedonasve dhe kryengritësve etnikë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG