Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapsirën e ish Jugosllavisë bëri publike aktakuzën e tij ndaj gjeneralit të pensionuar kroat ,Ante Gotovina, që e ngarkon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit .
Gjykata e mbajti sekret aktakuzën ndaj gjeneralit Gotovina dhe disa të tjerëve,me qëllim të lehtësimit të rrethanave për arrestimin e të akuzuarve.
Gjenerali Ante Gotovina udhëhoqi operacionet ushtarake në vitin 1995 për marrjen e territoreve rreth Kninit nga secesionistët serbë.Në ato luftime u vranë mbi 400 civil serbë.
Dje, gjenerali nga Kroacia, Rrahim Ademi ,gjithashtu i akuzuar, u dorëzua vullnetarisht në Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG