Ndërlidhjet

OHËR


Kanë përfunduar sonte për të vazhduar sërish nesër, bisedimet për planin e paqes të propozuar nga Perëndimi, në rezidencën verore presidenciale në Ohër. Pala maqedonase përfaqësohej nga presidenti Boris Trajkovski, kryeministri Ljubco Georgievski dhe Branko Crvenkovski, ndërsa pala shqiptare nga kryetarët, Arbër Xhaferri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Ymer Ymeri i Partisë së Prosperitetit Demokratik. Ndaras nga ky takim është zhvilluar edhe një i dytë në nivel ekspertësh. Negocijatat janë ndërmjetësuar nga Francois Leotard dhe James Pardew e të no ka marrë pjesë edhe i dërguari special i OSBE-së, Max Van der Stoel. Burime brenda bisedimeve, i kanë përshkruar ato si “intensive por ende larg nënshkrimit të dokumentit final”, ndërsa diferencat vazhdojnë të mbeten të konsiderueshme sidomos sa i takon statusit të gjuhës shqipe.
XS
SM
MD
LG