Ndërlidhjet

KIEV


Ministri i jashtëm i Ukrainës, Anatoly Zllentko, tha se vendi i tij po vlerëson mundësinë e pezullimit të furnizimit me armë të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ai tha se kjo çështje është diskutuar nga presidenti Leonid Kucma dhe këshilltarja e presidentit amerikan për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Condoleezza Rice, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Kiev. Në atë takim, Leonid Kucma tha se Ukraina do të marrë në konsideratë gjendjen në Maqedoni në favor të një zgjidhje politike atje, duke respektuar njëherazi obligimet e saj ndaj këtij vendi, në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik.
XS
SM
MD
LG