Ndërlidhjet

PERTOVO SELLO


Operacioni për fshehjen gjurmëve të krimeve që kanë bërë forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë,duke hedhur viktimat në varreza masive anembanë serbisë, ka mbajtur emrin e koduar Thellësia Dy ,thonë ministri i brendëshëm i qeveris së tashme serbe, Dushan Mihajlloviq dhe kapiteni i policisë Dragan Karleusha,sikurse tarnsmeton agjencia Asoshieted Pres.
Duke dhënë hollësi të mëtejshme mbi varrezt masive në Serbi, ku thuhet se gjenden së paku 800 kufoma,Mihajlloviq dhe Karleusha thonë se Millosheviq,nga frika se NATO do të merrte Kosovën në vitin 1999 dhe do të zbulonte varreza masive, ka urdhëruar që kufomat e shqiptarëve të vrarë atje të barteshin në varreza masive ku nuk do të mund të zbuloheshin.
XS
SM
MD
LG