Ndërlidhjet

SHKUP


I deleguari i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Francois Leotard, ka deklaruar se shpreson të marrë përgjigje pozitive gjatë disa ditëve të ardhshme nga negociatorët maqedonas dhe shqiptarë për përfundimin e konfliktit gjashtë muajsh në atë vend.
Në një deklaratë që ka bërë nga Shkupi, Leotard ka thënë se ai është i bindur se të dy palët dëshirojnë të arrijnë zgjidhje politike. “Pikërisht tani ndodhemi në fund të negociatave lidhur me çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoni”- ka thënë Leotar, dhe ka shfaqur besimin se kjo çështje mund të zgjidhet deri sonte nga mbrëmja, në bisedimet që zhvillohen në Ohër.
XS
SM
MD
LG