Ndërlidhjet

PRISHTINË


Paqëruajtësit e udhëhequr nga NATO në Kosovë thonë se ata kanë arritur shumë suksese në parandalimin e furnizimeve për kryengritësit shqiptarë në Maqedoninë fqinje. Zëdhënësi i KFOR-it, Roy Brown, ka thënë në konferencë shtypi në Prishtinë, se deri tani, 193 persona që supozohet se janë anëtarë të kryengritësve shqiptarë ndodhen në qendrat e arrestit të KFOR-it në Kosovë.
Që nga qershori i fundit, paqëruajtësit kanë konfiskuar 570 pushkë,120 pistoleta,190 projektile dhe armë mbështetëse, mbi 1000 armë anti-tank, 1300 granata e mina si dhe 70 mijë fishekë, të destinuara këto për kryengritësit shqiptarë në Maqedoni. Zëdhënësi Roy Brown ka thënë se KFOR-i në asnjë mënyrë nuk mbështet ekstremistët shqiptarë dhe mbetet i paanshëm në promovimin e paqes dhe stabilitetit në jugun e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG