Ndërlidhjet

SHKUP


Në një deklaratë për agjensinë Frans Pres, lideri politik i lëvizjes së armatosur shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti ëshë shprehur se “bisedimet po ecin ngadalë dhe se nuk është aspak optimist për rezultatin e tyre”.
Ahmeti ka thënë se gjuha shqipe duhet të përdoret në të gjitha nivelet e aparatit të shtetit dhe kudo nëpër Maqedoni. Duke reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Ali Ahmeti ka thënë se “Shtetet e Bashkuara janë të keq informuara mbi realitetin në terren”.
Një zyrtar i lartë i qeverisë maqedonase citohet nga agjensia Rojters të ketë thënë se, “deklaratat e Ali Ahmetit duken si një metodologji e paramenduar për të kërkuar më shumë se çfarë maqedonasit mund të japin, me qëllim që të arrihet tek opsioni i luftës”.
XS
SM
MD
LG