Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, ka miratuar parimet e raportit të komisionit për reformimin e procedurave zgjedhore të Shteteve të Bashkuara. Raporti u përgatit nga komisioni i pavarur dy palësh i kryesuar nga ish-presidentët Gerald Ford dhe Jimmy Carter.
Ai bën fjalë për unifikimin e standarteve të numërimit të votave në mbarë vendin, ofrimin e fondeve federale për përmirësimin e pajisjve të votimit si dhe shpalljen e ditës së zgjedhjeve ditë pushimi, me qëllim që të rritet pjesëmarrja në votime. Që të bëhet ligj, propozimin duhet ta aprovojë edhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG