Ndërlidhjet

WASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes i Shtetetve të Bashkuara njofton se nga Maqedonia ka tërhequr përkohësisht rreth 100 trupa dhe civilë që kanë ushtruar funksione jo aqë emergjente apo kritike dhe ka paralajmëruar tërheqjen edhe të 100 të tjerëve.
Zëdhënësi i Pentagonit, Craig Quigley, ka thënë se ata janë transferuar te kampi Bondstil i paqëruajtësve amerikanë në Kosovë dhe se tërheqja bëhet për shkaqe mbrojtëse të forcës.
Në Maqedoni do të të mbesin rreth 300 trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe civilë të punësuar në detyra ushtarake, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit.

SHKUP.
Maqedonia ka kërkuar dje asistencë nga Britania për trajnimin e një formacioni të ri këmbësorie për operacione anti-kryengritëse, kanë njoftuar zyrtarë nga ministria maqedonase e mbrojtjes.
Zyrtari ka thënë se ka pasur një ofertë të mëhershme nga Britania dhe se qeveria e Maqedonisë ka vendosur ta pranojë.
Një diplomat Britanik e ka konfirmuar kërkesën nga Maqedonia, por ka mohuar të ketë patur donjë ofertë duke ngurruar njëherit të thotë nëse Londra do te pranojë kërkesën e Shkupit.
XS
SM
MD
LG