Ndërlidhjet

BERLIN


Amnestia për kryengritësit shqiptarë në Maqedoni është esenciale për sigurimin e paqës së përherëshme në ate vend, ka thënë ambasadori i NATO-s në Shkup, Hansjoerg Eiff, në një intervistë për radion gjermane .
Paqa është e mundëshme vetëm nëse dy palët në konflikt merren vesh me njëra tjetrën dhe se kjo tani duhet të shprehet, për shembëll, në një amnesti, ka thënë ambasadori Eiff.
Ai ka shfaqur bindjen se edhe pa pjesmarrjen e drejtëpërdrejtë të kryengritësve në bisedimet për paqë në Maqedoni, mund të arrihet një rezultat që do të ishte i pranishëm për të gjithë shqiptarët etnikë.

BEOGRAD.
Nëse serbët mendojnë të bëjnë shtet të veçantë brenda Kosovës, ose presin që regjimi i dikurshëm të kthehet në Kosovë, ateherë pajtim nuk do të ketë, ka deklaruar shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Hans Hakerup, në një intervistë për radio Beogradin.
Pajtimi do të jetë i mundur vetëm nëse serbët do të hyjnë në strukturat kosovare, ka thënë ai.
Duke folur për pozitën e rëndë të serbëve në Kosovë, Hakerup për këte ka fajësuar idhtarët e politikës së Sllobodan Millosheviqit.
Shefi i UNMIK-ut ka thënë se administrata ndërkombëtare në Kosovë ka për qëllim që të gjithë qytetarëve t’u mundësojë lirinë e plotë, ndërsa fakti që ajo ende nuk është siguruar, faji është te ata që në të kaluarën kanë bërë krime.
Ishte kjo në kohën e Millosheviqit, ka thënë Hakerup për të shtuar se këtu bëjnë pjesë edhe vrasjet që ndodhën nga hyrja e KFOR-it dhe UNMIK-ut në qershor dhe korrik të vitit 1999.
XS
SM
MD
LG