Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria jugosllave dhe ajo serbe kanë miratuar një program për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, siç thuhet dhe kanë formuar një trup të veçantë shtetëror që do të merret me zbatimin e këtij programi, i cili do të ketë selinë në Graçanicë të Kosovës të administruar nga Kombet e Bashkuara.
Siç ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë serbe, Nebojsha Çoviq, qëllimi i trupit të sapoformuar do të jetë vendosja e besimit të popullatës serbe të Kosovës ndaj bashësisë ndërkombëtare.
Si qëllime të këtij programi, Çoviq ka theksuar edhe vendosjen e raporteve të partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare, por në frymën e sovranitetit dhe integritetit jugosllav dhe rezolutës 1244 për Kosovën si dhe ndalimin e rrëshqitjes së Kosovës nga pavarësia.
XS
SM
MD
LG