Ndërlidhjet

BEOGRAD


Autoritetet jugosllave e serbe u kanë bërë thirrje serbëve të Kosovës që të regjistrohen për zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë, të administruar nga Kombet e Bashkuara, sepse evidentimi i votuesve është në pajtim me interesin shetëror dhe nacioanal, siç ka thënë Sanda Rashkoviq- Iliq.
Njoftohet se me regjistrimin e tyre janë pajtuar edhe presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica dhe nënkryetari i qeverisë serbe, Nebojsha Çoviq.
Komisarja republikane për refugjatë, zonja Iliq njoftoi se në Serbi janë hapur të gjitha pikat për regjistrimin e personave të çvendosur nga Kosova që do të kenë të drejtën e votimit në zgjedhjet e përgjithëshme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG