Ndërlidhjet

MANASTIRI PROHOR PÇINSKI


Kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski është angazhuar për aksione më të vendosura për marrjen e territoreve që gjenden nën kontrollin e kryengritësve shqiptarë, duke thënë se do të ishte e turpshme të nënshkruhet çfarëdo marrveshje paqe nën kërcënimin e kryengritësve.
Duke folur tek manastiri Prohor Pçinski me rastin e festave në Maqedoni, Georgievski megjithate ka thënë se ai është optimist se bisedimet vijuese midis liderëve të katër partive kryesore politike të Maqedonisë, do të përfundojnë me një plan për shmangjen e një lufte të re ballkanike.
XS
SM
MD
LG